LAJME

24.1.08

Protesta në Haraçinë, komuna ngrin raportet me policinë | Lajmet

Protesta në Haraçinë, komuna ngrin raportet me policinë | Lajmet

Kryetari i komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi theksoi për agjencinë INA se do të ngrijë bashkëpunimin me policinë dhe OSBE-në pas vrasjes së djeshme Naser Nebiu, i arratisur nga burgu , i cili nga policia dyshohej si vrasës i një polici.

Banorë të Haraçinës kanë protestuar sot në qendër të kësaj komune pas vrasjes së djeshme të bashkëfshatarit të tyre Naser Nebiu(31), i cili kërkohej nga policia për vrasjen e pjestarit të njësisë speciale “Tigrat” në fillim të këtij muaji në Shkup.

Miratohet rezoluta për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KE-së | Lajmet

Miratohet rezoluta për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KE-së | Lajmet

Janë refuzuar amendamentet në të cilat i bëhej thirrje Prishtinës që të heqë dorë nga shpallja e njëanshme e pavarësisë.

Asamblea Parlamentare e Këshillt të Evropës e ka miratuar Rezolutën për Kosovën, të propozuar nga Lordi Russel Johnston. Rezolutës i janë bërë disa ndryshime të vogla, duke futur amendamente që kërkonin deputetët serbë, rusë dhe grekë. Amandamenti i miratuar kërkon që të vazhdohet me negociata, dhe atë brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së, derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët. Por, janë refuzuar amendamentet në të cilat i bëhej thirrje Prishtinës që të heqë dorë nga shpallja e njëanshme e pavarësisë, si dhe amendamenti tjetër që bënte thirrje të mos vendoset misioni i BE-së në Kosovë. Refuzimi i këtyre amandameneteve të propozuara nga rusët, serbët e grekët, i ka bërë këta shumë të palumtur, raporton e dërguara speciale e Koha Visionit në Strasbourg, Blerta Dalloshi. Rezoluta e Lordit Johnston propozon që statusi i Kosovës të zgjidhet sa më shpejt, dhe bazuar në pakon e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikëqyrur. Gjatë seancës kanë folur edhe deputetë shqiptarë nga Shqipëria e Maqedonia, që e kanë mbështetur fuqishëm raportin e Lordit Russel Johnston.